Lindje Perëndim Përse Shqipëria “po tremb” Greqinë në Ballkan
#############################
Video Source: www.youtube.com/watch?v=-A9zmWV-S68
“Shqipëria po kthehet në një forcë revizioniste, që kopjon politikën e jashtme turke. Dhe si reagojmë ne? Duke përdorur ndaj palës shqiptare të njëjtën politikë të dështuar që ushtrojmë ndaj Turqisë- qetësim, lajka, mbështetje pa kushte, iluzion se nëpërmjet anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian do të ndryshojë qëndrimin ndaj nesh. Po përmend gjithashtu faktin se Turqia jo vetëm që nuk u zbut nga kandidatura e saj në BE, por u bë më agresive, dhe kur bisedimet e aderimit u anulluan, u bë akoma edhe më keq”: Mesazhi i ashpër, që e fshin me një të rënë të lapsit të gjithë retorikën e nevojës për fqinjësi të mirë, nuk vjen nga ndonjë zë i acaruar momenti kritikësh të verbuar prej nacionalizmit në vendin fqinj, por nga një doktor i shkencave ekonomike në Universitetin e Gjenevës, Meletis Meletopulos, i cili e ktheu një forum të përpara disa ditëve, të organizuar në Athinë nga unioni Greko-amerikan në podium të pakënaqësisë me Shqipërinë, dhe në foltoren e argumentave të tij të përflakura, qe ekspozuan një frikë të heshtur nga marrëdhëniet turko-shqiptare. • Pamje:AFP • Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ • Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV • Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK • For more content from click HERE: www.top-channel.tv • Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs • Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U • Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH • #LindjePerendim#TopChannel
#############################