Ja si komisioni “Xhafaj” synon të kapë drejtësinë brenda 10 muajsh











############################# Video Source: www.youtube.com/watch?v=6iVCOL7UBi0

#pamflet #pamfleti #pamfletichannel #komision • Zbardhet projektvendimi që synon ngritjen e një komisioni të posaçëm me qëllim luftën kundër korrupsionit. Bëhet fjalë për komisionin në kuadër të rezolutës që u miratua të hënën. • Nëse shohim vendimin, duket qartë se do të kemi një komision, i cili synon që brenda 10 muajsh të vërë nën kontroll drejtësinë dhe organet e tjera kushtetuese. PS propozon që komisioni të ketë 11 anëtarë, ku 6 i ka PS dhe 5 opozita. Po ashtu dhe kryetarin e ka po PS dhe me gjasë do të jetë Fatmir Xhafaj. • Sipas draftit, komisioni synon: 1) përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, 2) thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe 3) forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”. • “Me qëllim ruajtjen konform rregullores të raportit shumicë - pakicë, shfrytëzimin efektiv të përvojës së krijuar qysh në fillesat e Reformës në Drejtësi, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës e të produkteve të këtij procesi përtej legjislaturës aktuale dhe përgjatë harkut të negociatave me Bashkimin Evropian, komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2)”, thuhet në draft. • Pamfleti media që s'e dorëzon pavarësin e saj,i paraprinë një qeverisje të ndershme! • • SUBSCRIBE to Pamfleti Channel on YouTube for NEWS • Për më shumë vizitoni: https://pamfleti.net/ • Follow Pamfleti on Instagram • https://www.instagram.com/pamfleti?ig... • Follow Pamfleti on Facebook • https://www.facebook.com/pamfletimedi... • Follow Pamfleti on TikTok • https://www.tiktok.com/@pamfleti?_t=8...

#############################









Content Report
Youtor.org / Youtor.org Torrents YT video Downloader © 2024

created by www.mixer.tube