Shije Shtëpie – Emisioni 29 Mars 2023











############################# Video Source: www.youtube.com/watch?v=AoZO-R___C0

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. • Të ftuar: • Flutura Açka – shkrimtare • Vera Laçi – këngëtare • Reina Mulita – eksperte energjie • Gazetare: Ermelinda Ndoja • Lakror me miell misri dhe spinaq • Brumi: • 4 filxhan çaj miell misri • 2 filxhan çaj ujë të nxehtë • 1/2 filxhan çaj vaj ulliri • Kripë • Mbushja: • 3-4 qepë të njoma • 800 gr spinaq • Majdanoz + kopër + nenexhik • 250 gr gjizë ose djath • Arrë moskat • 2 vezë • Pak qumësht • Bashkojmë përbërësit e brumit në një tas, i punojmë mirë me dorë dhe pasi të kemi lyer tepsinë me vaj shtojmë brumin dhe e nivelojmë me dorë në të gjithë sipërfaqen. Ndërkohë në një tigan me 3 lugë gjellë vaj kaurdisim qepën të prerë në unaza. Shtojmë spinaqin të pastruar dhe të larë, të grirë hollë. Vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 min duke e kontrolluar atë herë pas herë sa t’i bjerë volumi. • Largojmë tiganin nga zjarri, shtojmë gjizën ose djathin, vezët, erëzat dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pak qumësht, shtojmë mbi bazë spinaqin. E nivelojmë e më pas pudrosim sipërfaqen me miell duke e lagur sipërfaqen me qumësht. E pjekim në temperaturën 200 gradë për 35-40 minuta. • Kajmaçin në racione individuale • 8 vezë • 6-8 lugë gjelle sheqer • 1 litër qumësht • Fillimisht rrahim vezët në një tas, përziejme vezët. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen derisa sheqeri të shkrijë. Pak nga pak shtojmë qumështin e vakur derisa përberësit të trazohen së bashku. Kur i ndajmë në procione i vendosim në tasa, ku shtojmë ujë të nxehtë në gjysmën e nivelit të tasit. • I fusim më pas në furrë në temperaturën në 190-200 gradë. Fillimisht të mbuluara 10 minuta me letër alumini. Më pas largojmë letrën dhe i lëmë për 20-25 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë. I nxjerrim dhe i lëmë të ftohen, gati për t’i konsumuar. • • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   • Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu • #veralaci #fluturaacka #reinamulita

#############################









Content Report
Youtor.org / Youtor.org Torrents YT video Downloader © 2024

created by www.mixer.tube