Shije Shtëpie – Emisioni 31 Tetor 2023











############################# Video Source: www.youtube.com/watch?v=D7FRcoG-xLQ

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. • Të ftuar: • Senera Hoxha – kirurge plastike • Zaçe Islami – avokat • Denisa Hoxha – neuropsikiatre • Gazetare: Agida Koçi • Çervish me qumësht dhe pulë • • 4-6 racione mish pule • 60 gr gjalpë • 3 lgj vaj ulliri • 5 lgj miell • 700 ml lëng pule • 500 ml qumësht • 3 thelpinj hudhra • 0,5 lç piper të kuq • Kripë • Piper i bardhë ose arrë moskat • Pastrojmë racionet e mishit e më pas i vendosim në një tenxhere me ujë të valuar e i lëmë të ziejnë për 30 minuta duke i shtuar edhe një lugë kafe kripë. Më pas në një tigan të thellë shkrijmë pak gjalpë dhe vaj dhe më pas kaurdisim miellin deri sa të marrë ngjyrën e lajthisë. Shtojmë pak piper të kuq dhe e shuajmë me lëng pule (700 ml). • Shtojmë hudhrat e shtypura, i përziejmë e më pas shtojmë qumështin duke kontrolluar gjatë shtimit të tij trashësinë që preferoni ju për këtë recetë. Shtojmë erëzat. Hedhim çervishin në një tavë dhe shtrojmë në të copat e pulës dhe vendosim në furrë vetëm për 15-20 minuta. Kjo recetë mund të shërbehet dhe pa e vendosur në furrë duke shtuar në pjatë pak gjalpë të shkrirë ku tresim pak piper të kuq. • Ëmbëlsira më e mirë me kungull të verdhë dhe fruta të thata • 1 kungull i verdhë (1 kg) • 80 gr arra • 250 ml qumësht i kondensuar • 0,5 lç kanellë • 400-450 ml qumësht • 80 gr niseshte misri • 80 gr rrush të thatë • 2 lgj mjaltë • Fillimisht pastrojmë kungullin nga lëkura dhe farat. Tulin e presim në kubikë mesatarë dhe e vendosim në një tenxhere. Më pas e mbulojmë ne ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Më pas i kullojmë nga uji dhe i lëmë në tenxhere. Ndërkohë arrat i presim në copëza të vogla dhe i lëmë mënjanë. Pasi kulluam kungullin e vendosim në tenxhere përsëri. • Shtojmë në të qumështin e kondensuar, kanellë dhe e kalojmë tulin e kungullit në blender dore duke e kthyer atë në një pure të ëmbël me qumështin e kondensuar. Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore. Hollojmë niseshten me pak qumësht të ftohtë dhe më pas e përziejmë në tenxhere. E lëmë të marrë valë dhe më pas e fikim zjarrin. • Shtojmë rrushin e thatë, e përziejmë e më pas ëmbëlsirën mund ta hidhni e ta niveloni në një tepsi ose në tasa personal. E lëmë të ftohet në temperatura ambienti. Më pas shtojmë në sipërfaqe arrat e thërrmuara duke i spërkatur me pak mjaltë në sipërfaqe. E ftohim në frigorifer për 4-5 orë. • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   • Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu • #senerahoxha #zaceislami #denisahoxha

#############################









Content Report
Youtor.org / Youtor.org Torrents YT video Downloader © 2024

created by www.mixer.tube