Një Recitim i butë i Kuranit











############################# Video Source: www.youtube.com/watch?v=J2s4E4cioVw

Surja 23: El-Muminun (49-80) • Recitues: Muhammad al-Muqit • • Allahu ju shpërbleftë për shikimin. E lusim All-llahun (سبحانه و تعالى) që të kemi dobi nga keto që dëgjojmë. (أمين) • ju lutemi që ta shpërndani këtë video aq sa të keni • mundësi që të përfitojnë edhe të tjerët (إن شاء الله) • ----------------------------------------------------------------------------------------------- • Abonohuni Për ti ndjekur të gjitha videot tona • https://www.youtube.com/user/mesoperi... • Bashkohuni me ne në facebook: •   / mesoperislam   •   / mesoperislam   • ----------------------------------------------------------------------------------------------- • 49. Në të vërtetë, Ne i dhamë Librin (Teuratin) Musait, që ata të • udhëzohen në rrugë të drejtë. • 50. Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për • njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji. • 51. O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! • Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju! • 52. Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam • Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje! • 53. Por ata (popuj ku u çuan të dërguarit) u ndanë në grupe në • çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte, • 54. andaj, lëri ata në padijen e tyre për një farë kohe! • 55. A mos mendojnë ata që Ne, duke u ardhur në ndihmë me • pasuri dhe djem, • 56. po nxitojmë drejt tyre me të mira?! Kurrsesi, por ata nuk • janë të vetëdijshëm (për këtë). • 57. Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre, • 58. që besojnë në shpalljet e Zotit të tyre, • 59. që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre, • 60. dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, • ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre, • 61. ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të • parët. • 62. Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësive të tij; te Ne • është Libri që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. • 63. Por zemrat e tyre janë mospërfillëse ndaj këtij (Kurani). • Ata kanë punë të tjera më të këqija se këto e të cilat po vazhdojnë • t’i bëjnë. • 64. Por kur i dënuam pasanikët e tyre (në betejën e Bedrit), atëherë • ata vajtonin. • 65. (U thuhet): “Mos u lutni sot! Ju nuk do të keni ndihmë prej • Nesh. • 66. Juve ju janë lexuar vargjet e Mia, por ju tërhiqeshit mbrapa, • 67. me kryelartësi! Ju flisnit kotësira për të (Kuranin), si dikush • që rrëfen natën përralla.” • 68. Vallë, a nuk kanë medituar ata mbi Fjalën (Kuranin) apo • atyre u ka ardhur ajo që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre? • 69. Apo ata nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj e • mohojnë atë? • 70. Apo thonë: “Ai është i çmendur”? Jo, ai ua sjell të Vërtetën • atyre, por shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën. • 71. Sikur e Vërteta të ishte sipas dëshirave të tyre, atëherë do të • shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Ne • u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga • ajo. • 72. A po kërkon shpërblim prej tyre? Shpërblimi i Zotit tënd • është më i mirë. Ai është më i miri i furnizuesve. • 73. Ti i fton ata në rrugën e drejtë, • 74. por ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e • drejtë. • 75. Sikur Ne t’i mëshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqësitë, • sërish ata do të endeshin të hutuar në humbjen dhe mosbesimin • e tyre. • 76. Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre • e as nuk i drejtuan lutje. • 77. Dhe, kur u hapim atyre derën e një dënimi të madh, atëherë • zhyten në dëshpërim. • 78. Është Ai që jua ka krijuar dëgjimin, shikimin dhe zemrën. • Eh, sa pak që e falënderoni ju! • 79. Është Ai që ju ka sjellë në Tokë dhe para Tij do të mblidheni • të gjithë. • 80. Është Ai që jep jetë dhe vdekje dhe Atij i përket ndërrimi i • ditës dhe i natës. Vallë, a nuk kuptoni? • Tags: • Recitim i bukur i Kur'anit me nje zë të ëmbël • si te largoj stresin • Qetëso Zemrën Me Kur'an • Sherim me Kur`an - [Rukje] - Shejh Halid • Dr.Zekerija Bajrami Një Djalosh i Rij Kerkonte Qetsim Të Shpirtit • RUKJE - Sherim me Kuran - Reciton Shejkh Idris Abkar • Recitim i Kur`anit shum prekes • Tespi Dova me perkthim ne shqip • Qetëso zemrën me Kur'an • Freskoje shpirtin me Kuran • Qeteso zemren me Kur'an • Sureja Shura : Recituar nga Maher Al Meaqli ( recitim emocional) • Kendim shum i bukur nga Kurani • Kendim emocional nga Kur'ani • Qetesohu me Kuran

#############################









Content Report
Youtor.org / Youtor.org Torrents YT video Downloader © 2024

created by www.mixer.tube