Stop 29 Shkurt 2024 Emisioni i plotë











############################# Video Source: www.youtube.com/watch?v=ZQlRhdqsqm0

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra Gentian Zenelaj. • Tabela e reklamës pengonte makina e kalimtarë, ja ç’ndodhi • Dy ditë më parë transmetuam një tabelë reklame në një nga rrugët e Tiranës, që pengonte kalimtarët të shihnin automjetet dhe makinat për të parë këmbësorët. • Të nesërmen e transmetimit punonjësit e IMT-së kanë hequr reklamën e rrugës, duke liruar fushëpamjen te vijat e bardha për banorët e kryeqytetit. • Thirrja e 18-vjeçarit të paralizuar e braktisur nga prindërit, një vit pa u larë • Ndodhemi në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda. Grigor Buda, është gjyshi i 18-vjeçarit, Nino Buda, që është i paralizuar. Prej 4 vitesh të riut i janë ndarë prindërit, të cilët kanë krijuar familje të reja, duke e lënë Ninon te gjyshërit. • Grigori thotë se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja, janë të vjetër e nuk e ngrenë dot. 18-vjecari merr 250 mijë lekë kemp dhe 150 mijë lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregon se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush. Vetë 18-vjeçari kërkon të rrijë me të ëmën, por kur ishte me të, iku për pak ditë, pasi ajo i vuri dorë. • Më pas shkoi te babai, gruaja e të cilit nuk pranoi ta mbante, ndaj përfundoi te gjyshërit. Për çështjen e 18-vjeçarit të braktisur nga prindërit, Nino Buda, takojmë të ëmën e Ninos, Klodiana Buda me bashkëshortin e saj të ri. Ajo thotë, se nuk është e aftë ta mbajë djalin, pasi ka probleme të shëndetit mendor dhe mund t’i bëjë keq. Sipas saj, i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale. • Ne interesohemi në Bashkinë e Elbasanit, ku drejtoresha Eltiona Kolla, tha, se Elbasani nuk ka qendra rezidenciale, por ajo do të interesohet, që ta sistemojë me Shërbimin social sa më afër. Me 5 punonjës së bashkisë Elbasan shkojmë në shtëpinë e Ninos, ku gjyshërit plotësojnë dokumentacionin dhe pranojnë, që nipi të sistemohet në një qendër rezidenciale në Tiranë. • 2 vjet pa u publikuar, abuzimi me listën e ilaçeve te rimbursueshme • Lista e barnave të rimbursueshme dhe e pajisjeve mjekësore është një nga paketat e rëndësishme, që financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Skema e ilaçeve të rimbursuara është një ndihmë për shumë kategori, sidomos për pensionistët. Por funksionimi le shumë për të dëshiruar. Për shkak të marrëdhënieve klienteliste, Lista e Rimbursimit të Barnave ka dy vite, që nuk është publikuar, edhe pse duhet të bëhet çdo vit. • Mosndryshimi i kësaj liste, bën, që vetëm një medikament të rimbursohet, duke krijuar kështu monopol në këtë treg. Rezulton, se kompania Delta Farma është e përkëdhelura e Ministrisë së Shëndetësisë. P.sh xarelto 15-20 mg nga kompania Bayer, me distributor Delta Farma, është regjistruar në listën e ribursimit, dhe çmimi për një kuti, është 35.44 euro. Për një vit Fondi ka rimbursuar 100 000 kuti Xarelto. Por, nëse do të ishte rifreskuar lista e rimbursimit, në treg do të kishte edhe alternativa të xareltos, ku më i liri, kushton 14.2 euro. Në këtë mënyrë buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer 2.5 milionë euro në vit vetëm me këtë medikament. • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   • Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

#############################









Content Report
Youtor.org / Youtor.org Torrents YT video Downloader © 2024

created by www.mixer.tube