Top Channel Masakër e policisë në Brazil 25 të vrarë gjatë blicit antidrogë











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=0j4H3E_s4VM

Një betejë e përgjakshme tronditi Rio de Janeiron në Brazil, ku autoritetet mburren se blici policor arriti të eleminojë me sukses dhjetëra kriminelë, por rezidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se forcat e rendit e kaluan masën. Mbrëmjen e së enjtes, me dhjetëra policë mësynë lagjen e varfër të Jacarezinhos në veri të qytetit. Shënjestra e tyre ishin trafikantët e drogës së njërës prej organizatave më famëkeqe të krimit në vend, Comando Vermelho. Luftimet lanë pas 25 të vdekur, një efektiv dhe 24 persona të përshkruar nga policia “ si kriminelë”. Sipas analistëve megjithatë, pati një anomali në operacion më të përgjakshëm që ka ndërmarrë ndonjëherë policia e Rios. Ai ngriti pikëpyetje të mëdha mbi shprehjen e njohur vendase “ krimineli është I mirë vetëm I vdekur”. Një ndjenjë e zjarrtë për vendosjen e rendit dhe ligjit nxiti në 2018 suksesin presidencial t ëish kapitenit ushtarak, Jair Bolsonaro, I cili është dhe vetë nga Rio. Ai grumbulloi mbështetje nga një pjesë e madhe e popullsisë me thirrjet për të zvogëluar kufizimet ligjore në përdorimin e forcës vdekjeprurëse të policisë kundër krimit. Por dëshmitarë okularë Jacarezinhos thonë se panë të qëlloheshin dhe njerëz të paarmatosur e flitet dhe për ekzekutime të mirëfillta, ndërsa për rivalin politik të Bolsonaros, ish presidentin Luiz Inácio Lula da Silva, një operacion që shkakton kaq shumë vdekje nuk mund të justifikohet me sigurinë publike. • Pamje: AFP • Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. • Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ • Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV • Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK • For more content from click HERE: www.top-channel.tv • Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs • Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U • Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH • #Brasil#Policia#TopChannel

#############################









Content Report
Youtor.org / YTube video Downloader © 2025

created by www.youtor.org