Kryemadhi pas daljes nga gjykata Akuzat falsifikime me keqdashje nga SPAK
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=1POdYxj_SfQ
“Metodologjia, profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentimet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim. Rezultojnë falsifikime me keqdashje nga prokuroria. Analiza financiare e pa bërë nga SPAK rezultonte që të falsifikohej me keqdashje deklarimet e pasurive tona. Rezulton që edhe sa i përket letërporosive të ardhua nga SHBA ku përsipëri bie që të ketë një deklaratë të rreme për të cilën ligji federal i SHBA i dënon me 5 vjet burg. Prokurorët ishin të papërgatitur në këtë gjë. Më pas kaluan në artikujt e gazetave. Sot për herë të parë kam përmendur që për shkak të politikës që çuditërisht me emërimin e një prokurori të ri në SPAK, në Portin e Durrësit nuk është ndaluar asnjë konteiner me kokainë. Porti i Durrësit, që ka qenë një nga premtimet kryesore të kryeprokurorit të SPAK, sot drejton Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe SPAK-un. Beteja është ballë për ballë dhe do përballemi me të gjitha sistemet e Shqipërisë dhe më pas në ato ndërkombëtare”, u shpreh Monika Kryemadhi. • • SUBSCRIBE to RTV KLAN on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ • Follow Klan News on Facebook: / klannews • Follow @klannews on Instagram: / tvklannews • #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
#############################
