Thasët me rërë shpëtojnë qytetin polak mes përmbytjeve të mëdha
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=1ZTnnnPIZnk
Nivelet e ujit në qytetin jugor polak, Nysa, filluan të bien të martën (17 shtator), pas përpjekjeve nga zjarrfikësit dhe banorët për të mbrojtur qytetin duke ndërtuar një mur me thasë rëre. • Kryetari i bashkisë së Nysa, një qytet me mbi 40,000 banorë, kishte urdhëruar një evakuim të menjëhershëm të hënën pasdite (16 shtator). Spitali i qytetit filloi evakuimin rreth mesnatës. Pacientët e sëmurë rëndë u transportuan me varka dhe ambulanca. • Banorët e disa zonave të Polonisë dhe Republikës Çeke nxituan të evakuohen të hënën, ndërsa të tjerët në Evropën qendrore filluan pastrimin pasi përmbytjet më të këqija në mbi dy dekada lanë një gjurmë shkatërrimi dhe një numër në rritje të vdekjeve. • Zonat kufitare midis Republikës Çeke dhe Polonisë u goditën rëndë gjatë fundjavës pasi shiu i dendur që ra që nga java e kaluar dhe nivelet e larta të ujit shembën disa ura, detyruan evakuime dhe dëmtuan makina dhe shtëpi. • Të paktën 17 persona kanë humbur jetën, për shkak të përmbytjevet në Rumani dhe Poloni në ditët e fundit. • Burimi: Reuters • #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #reuters #reutersnews • 🌟 Subscribe në Kanalin 📺 “News24 Albania” në 🎥 për më shumë lajme 🌟 • 🔔 Abonohu tani për të mos humbur asnjë lajm të rëndësishëm: • 🌐 Website: BalkanWeb.com • 🌐 Website: News24.al • #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #NewsUpdate #News24
#############################
