Shije Shtëpie Pastë me fruta pylli nga Znj Vjollca Tv Klan











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=1a7Cf_heM28

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. • 1 petë sfoliatë • 1 e verdhë veze • 1 lgj qumësht • Për kremin • 50 gr sheqer • 20 gr niseshte • 15 gr miell • 1 majë kripë • 250 ml qumësht • 3 të verdha veze • Vanilje • 1 lk gjalpë • Boronica apo frutat që dëshironi • Fillimisht hapim petën sfoliatë dhe me ndihmën e një forme, i presim ato rrumbullake. Gjysmat e tyre i lëmë të plota, gjysmat e tyre i bëjmë një hapësirë të vogël me diametër 3 cm. Vendosim një petë të plotë, e mbi të petën e hapur në mes. Shpojmë mesin e tyre me pirun dhe pasi të kemi përzier të verdhën e vezës me qumështin, i lyejmë gjithë pjesët me vezë. Pasi i kemi përgatitur të gjitha kështu i pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë për 20-25 minuta. • Ndërkohë përgatisim kremin duke vendosur në një tenxhere të gjithë përbërësit e kremit duke përjashtuar gjalpin. I përziejmë mirë dhe vendosim tenxheren në zjarr duke përzier vazhdimisht deri sa kremi të trashet dhe të valojë. Në fund shtojmë gjalpin e përzierë. Vendosim kremin në një tas të mbuluar dhe e vendosim në frigorifer të ftohet. • Nxjerrim pastat nga furra dhe i lëmë të ftohen. Pasi ftohen i pudrosim me sheqer pluhur. Hapim mirë hapësirat në mes dhe i mbushim ato me krem. Mbi krem vendosim boronicat apo frutat që preferoni dhe më pas i shërbejmë. • • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   • Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

#############################









Content Report
Youtor.org / YTube video Downloader © 2025

created by www.youtor.org