Tv Klan Kuvendi i RMV miraton ndryshimet e Kodit Penal
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=BXE21tNchKo
#rmv #kodpenal #ndryshime • Maqedonia e Veriut – Pa debate të gjata dhe pa amendamente, Kuvendi votoi 48 vota pro dhe 36 “kundër” dhe 1 “abstenim ndryshimet kontestuese të Kodit Penal. • Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë heqjen e veprës penale për keqpërdorimin e të fondeve të prokurimeve pulbike, si dhe uljen e dënimit maksimal me burg për “bashkëpunim në veprat penale të kryera” nga 10 në 3 vjet, për të gjitha rastet që nuk kanë vendim të formës së prerë nga gjykatat. • Opozita i vlerësoi këto ndryshime si amnisti për veprat korruptive të kryera nga funksionarët e partisë në pushtet. • “LSDM dhe BDI votuan për amnistinë e krimeve të tyre gjatë 6 viteve të kaluara. LSDM dhe BDI bëhen gati për opozitë, e dijnë se nuk do t`i kenë nën kontroll gjykatat dhe duhet të përgjigjen për krimet, për këtë shkak ulin dënimet”. • Ndryshimet e miratuara me procedurë të shpejtuara, qeveria i mbrojti si pjesë e plotësimit të kushteve të BE-së. • Por, opozita i lidh ndryshimet si nisma konsensuale për për të amnistuar ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili ndodhet si azilant politik në Hungari, me qëllim për t’i shpëtuar dënimit me burg për veprat penale të korrupsionit. • Vetë Gruevksi në një postim në rrjetet sociale pas miratimit të ligjit nga Parlamenti i hodhi poshtë këto akuza. • “Unë dhe disa kolegë të mi jemi nën persekutim për gjëra të pabëra, sfondi i atij persekutimi është frika nga konkurrenca dhe dëshira për eliminim politik, dhe kjo quhet persekutim politik. Ai persekutim vazhdon edhe sot e kësaj dite”. • Ndryshimet e reja të Kodit Penal në Maqedoninë e Veriut pritet të hyjnë fuqi 9 në ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Email: [email protected] • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#############################
