Shije Shtëpie Emisioni 20 Dhjetor 2021











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=ByfjYdJUfvQ

#MagdalenaCanollari #XheniShaska #BajronGjergjanilaro#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. • 2 receta nga Znj.Vjollca • Receta 1- Ëmbëlsirë e butë si panetone me shije portokalli • 500 gr miell • 125 ml qumësht • 125 ml lëng portokalli • 1 lç maja birre e thatë • 1 vezë • 100 gr sheqer • 80 ml vaj luledielli • Mbushja • 2 lgj gjalpë • 6 feta portokall i sheqerosur • 2 lgj sheqer • Për dekor • Reçel portokalli ose mjaltë për lustër • Në një grirëse qepe vendosim copat e portokallit. Shtojmë 2 lugë gjelle sheqer dhe i grijmë në copëza të vogla. I vendosim në një tas dhe e lëmë mënjanë. Në një enë vendosim 125ml qumësht (të vakët). Shtojmë në të 1lugë çaji maja birre të thatë (10 gr) dhe e përziejmë me qumështin. Shtojmë 100gr sheqer dhe vazhdojmë përzierjen. Me ndihmën e një rendeje marrim lëkurën e një portokalli (1lç). Pjesën tjetër e shtrydhim dhe marrim 125ml lëng portokalli. • Në një tas kemi vendosur 500 gr miell të situr. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë majanë e holluar në qumësht dhe sheqer. Fillojmë përzierjen e miellit duke shtuar dhe lëngun e portokallit dhe lëkurën e tij. Shtojmë 1 vezë, 80 ml vaj dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tas. Hedhim pak miell në tavolinën e punës e më pas shtojmë përbërësit në tas dhe fillojmë të punojmë brumin deri sa të lidhet e të mos na ngjisë nëpër duar. Vendosim brumin në një tas dhe e lëmë të pushojë 2-3 orë. Pasi të kalojë kjo kohë përsëri vendosim brumin në tavolinë me pak miell. E hapim me duar me një trashësi 0,5cm. E lyejmë të gjithë sipërfaqen me gjalp ambienti. Shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen portokallin e grirë të sheqerosur. Ndajmë brumin në 4 shirita me trashësi të njëjtë dhe fillojmë mbledhjen e tyre role njëra pas tjetrës. E vendosim rolenë në tavë me letër pjekje. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë 2orë të tjera me qëllim që të rrisë volumin. E spërkatim me portokallin e sheqerosur të grirë dhe me pak sheqer. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 175 gradë celsius për 35 minuta. Pasi të ketë mbaruar pjekja e lyejmë sipërfaqen me mjaltë dhe reçel portokalli. • Receta 2 - Rosto gici e aromatizuar • 1 kg tul gici • 1 qepë mesatare • 1 portokall • 7 feta pancetë • 4-5 patate • Kripë dhe piper i zi • Rozmarinë e freskët • Pastrojmë tulin e gicit dhe e presim atë jo përfundimisht deri në fund në feta me trashësi 1 cm. Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe vendosim në të mishin. Presim qepën në gjysmë dhe më pas e presim atë në feta në drejtim të kundërt. Po ashtu veprojmë edhe më portokallin. Në çdo prerje vendosim dy gjysma fete të qepës. Më pas një fetë pançetë. E më pas 2 feta portokall. Mund ti bëjmë edhe 2 lidhje mishit me qëllim që të ruajë formën. Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë. I vendosim rreth e qark mishit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Lyejmë mishin sipër me furçë me vaj ulliri. Spërkatim dhe patatet me vaj. Vendosim në prerjet e mishit pak gjethe rozmarine dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë celsius për 1 orë. • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   • Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

#############################









Content Report
Youtor.org / YTube video Downloader © 2025

created by www.youtor.org