E Diela Shqiptare “Mam po ti” Finale 26 Dhjetor 2021
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=C7nmzJOdJ38
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. • Dita e sotme është e veçantë për shkak të një gare të madhe. Bëhen 15 javë nga nisja e “Mam po ti” dhe sot u zhvillua finalja e madhe e formatit muzikor. Mund të thuhet se “Mam po ti” ka qenë si një shkollë për 30 konkurrentët dhe sidomos për 5 finalistët që sot kishin provimin e madh. • Emocionet ishin shumë të mëdha pasi fituesi i “Mam po ti” kalon direkt në kategorinë “Big” të Kënga Magjike 2022 dhe për më tepër shpenzimet e produksionit të këngës, janë dhurata që bën Televizioni Klan. • 5 finalistë, protagonistët e garës finale, Jasmina, Michela, Martini, Klaudja dhe Valbona, por kush e rrëmbeu çmimin e madh të formatit muzikor? • Dyshja e fundit e kësaj gare ishin Jasmina dhe Michela përballë njëra-tjetrës por vetëm njëra mundi të kryesonte dhe ajo ishte Michela. Në fund të emisionit, nëna e konkurrentes tjetër, e cila po ashtu shkëlqeu në skenën e “Mam po ti”, Jasminës ka dhënë një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë. • Mami i Jasminës: Edhe pse vajza ime ishte në konkurrim, në garë, unë jam shumë e lumtur që çmimin e parë e fitoi një vajzë që e meritonte. Këtë gjë e kam thënë që ditën e parë që kam ardhur këtu dhe kërkojmë nga ju që jeni juri që të vlerësoni atë që e meriton sepse është shumë e rëndësishme për fëmijët tanë që e kanë rrugën më të gjatë se ne, për artin që bëjnë duan të përcjellin vlera. Faleminderit nga zemra!/tvklan.al • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#############################
