Top News Gjermania ‘shuplakë’ Iranit Mbyll 3 konsullata pas ekzekutimit të shtetasit gjerman
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=CG3tUubZqYE
Gjermania do të mbyllë tre konsullata iraniane në përgjigje të ekzekutimit të Jamshid Sharmahd, një shtetas gjermano- iranian, në fillim të kësaj jave.Njoftimi u publikua nga mediat e huaja pas një deklarate të ministres së jashtme gjermane Annalena Baerbock. • “Ne e kemi bërë të qartë herë pas here se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja të rënda. Prandaj, kam vendosur të mbyll të tre konsullatat iraniane në Frankfurt, Mynih dhe Hamburg”, tha Baerbock në Nju Jork. • Ministrja gjermane theksoi se marrëdhëniet e vendit të saj me Iranin kanë prekur pikën më të ulët pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian. • Baerbock tha se ekzekutimi i Sharmahd tregon se regjimi i padrejtësisë në Iran vazhdon të jetë aktiv. 32 punonjësit në tre konsullatat duhet të largohen nga vendi, vetëm në rast se kanë nënshtetësi gjermane. Ndërkohë bëhet me dije se që ambasada iraniane në Berlin nuk preket nga ky urdhër. • Media shtetërore iraniane tha se Sharmahd u ekzekutua pasi u dënua për kryerjen e sulmeve terroriste. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi tha se mbajtja e një pasaporte gjermane nuk i jep askujt imunitet. Sakaq kancelari gjerman Olaf Scholz reagoi ahspër ndaj dënimit të ekzekutimit, duke e konsideruar atë një skandal për qeverinë iraniane. • Pamje:AFP • Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. • Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ • Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV • Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK • For more content from click HERE: www.top-channel.tv • Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs • Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U • Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH • #TopNews#Iran#Gjermani
#############################

New on site