A1 Report Masakra gati dosja Burg për Xhuvanin është i rrezikshëm
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=EjjoqndMBBs
TIRANE - Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet paraprake për vrasjen e 4-fishtë të ndodhur në të gdhirë të së martës në kryeqytet në lokalin e natës “Ante Grand” pranë Ambasadës Amerikanë, dhe dërgon në Gjykatë kërkesën për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Konstandin Xhuvani dhe shokun e tij Erald Sina, 24 vjeç. • Burime nga grupi hetimor thanë për A1 REPORT se Xhuvani është gjetur fajtor për tre akuza: atë të vrasjes me dashje të 2 apo më shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë. • • Vepra penale mbi të cilat dhe është përpiluar kërkesa për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë si dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, bazohet mbi faktin se sipas akuzës, Xhuvani paraqet rrezikshmëri shoqërore. • Po të njëjtat burime konfirmuan se nga të gjitha dëshmitë e mbledhura, provat materiale të sekuestruara, pamjet filmike si dhe deklarimet e vetë Erald Sinës ky i fundit është vënë nën akuzë për dhënien e ndihmës gjatë vrasjes si dhe ushtrimin e prostitucionit. • Hetimet për masakrën ku humbën jetën Edison Jaho, ish-snajperist i batalionit të operacioneve speciale të ushtrisë, Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Enea Xhaj dhe shtetasi italian Giampaolo Azzolo u kryen nga një Task-Forcë e posaçme ngritur në Prokurorinë e Tiranës drejtuar nga kreu i akuzës për kryeqytetin Petrit Fusha dhe vartësi i tij Erion Pano. • Hetimet kanë konkluduar se vrasjet janë kryer nga një armë e cila i është sekuestruar Xhuvanit, një pistoletë TT, ku sipas përgjigjeve të laboratorit të kriminalistikës, dy vrasje kanë qenë të drejtëpërdrejta dhe plumbat tejshpues i kanë marrë jetën në mënyrë aksidentale 19-vjeçarit Demiraj, dhe shtetasit Italian Giampaolo Azzolo. Demiraj ishte mik me Xhuvanin dhe natën e masakrës ndodhej në një tavolinë me djalin e ish-deputetes Luiza Xhuvani, këshëririn e tij, Alban Ballcaj dhe të arrestuarin tjetër, Erald Sina. • Masat e sigurisë pritet të zhvillohen paraditen e të premtes në Gjykatën e Tiranës, teksa A1Report ka mësuar se seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Enkela Bajo Vlora. • Dosja e plotë e Prokurorisë: Shenja baruti në duart e Xhuvanit • Ditën e sotme Prokuroria e Tirabës ka publikuar edhe dosjen e plotë për Kostandin Xhuvanin i cili akuzohet për vrasjen e 4 personave në një lokal nate në kryeqytet. Ndërsa shoku i tij Erald Sida, në dosjen e Prokurorisë është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallzimi i Krimit” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Sipas Prokurorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe predha të dëmtuara; ndërsa nga ekspertimi i bërë Kostandin Xhuvanit i janë gjetur shenja baruti në duar. • • Por në dosjen e Prokurorisë thuhet se në vendngjarje është gjetur edhe një tjetër pistoletë e cila i përkiste 19-vjeçarit Arbër Demiraj, i cili mbeti i vrarë. • See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/masa...
#############################