Kasem Hallulli O Tiron Tirona











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=FEK7L1bGQW8

  / aheng.tironas   • Historia e krijimit te himnit te Tirones, pra Konga Tirones - 1965 • Ate mbremje, kur mbare Tirona festonte fitoren e titullit kampion, ne bar Krimea , i vetmi lokal non-stop ne kohen e diktatures, ku mblidheshin gjithnje tifozet e Tirones, vendodhja e te cilit ishte ne rrugen 28 Nentori , afer Sahatit, perballe dyqanit Kaceli, hyri si zakonisht per te kthyer nje gote, Mustafa Budini, kompozitor i njohur, autor i shume kengeve popullore. Disa tifoze te Tirones, qe po festonin ne nje nga tavolinat andej nga fundi i lokalit, sa e pane e ftuan te pinte nje gote me ta, per skuadren bardheblu, qe sapo kishte fituar kuroren e kampiones se Shqiperise, qe ishte dhe kampionati i pare i mbas luftes. • Aty ne bisede e siper, pasi toku goten me ta dhe i uroi me gjithe shpirt per fitoren, Mustafa Budini ia mori lehte kenges se tij me te bukur: Mori Vjollca, qe cel ne saksi , qe ne ato vite ishte bere nje hit i vertete nen interpretimin e te paharruares Hafsa Zyberi. E kendova kete kenge, - u tha kompozitori i famshem shokve te tavolines, - per kenaqesine e gezimit tuaj . Te lumte goja! , i thane ata njezeri, duke i ngritur gotat serish. Pas kesaj nje nga te pranishmit i tha: Po per Tironen o Mustafa, a mund ta bojsh nji kong? Sigurisht qe po, bile me sume kenaqesi , mesohet te kete qene pergjigja e mjeshtrit, qe me tej vetvetishem ne vargje ka shtuar: • Skuadra e Tirones • shtatmedhet Nentori • fitoret i korri • Kupen sec e mori... • Dhe pas kesaj, ai nuk ka qendruar me gjate na ka treguar nje nga te pranishmit ne ate tavoline te bar Krimese . Poeti dhe kompozitori popullor Mustafa Budini ka nxituar te mberrij sa me pare ne shtepi... Vetem pak dite me pas, ne dasmen e nje familje te nderuar tironase, kengetari dhe fizarmonicisti virtuoz Sotir Buneci, nje nga tifozet e zjarrte te Tirones, aty ne ate oborrin e rrethuar me avlli, qe kundermonte nga aroma e trendafilave, zymbylit e selfijonit, e ka kenduar per here te pare, duke i mrekulluar te pranishmit. Pas kesaj dasma eshte ndezur zjarr dhe hareja ka mberritur kulmin. • Shume shpejt kenga u perhap ne gjithe Tironen. I madh e i vogel nuk e hiqnin nga goja edhe pse ne Radio Tirana nuk u transmetua asnjehere. Ne ate konge per Tironen, Mustafa Budini nepermjet vargjeve kishte portretizuar te gjithe futbollistet, duke filluar nga Skender Halili: • Ne mesin e mbrojtjes • vec nji osht mo i miri • postobllok i pakalueshem • ky Skender Halili • Dhe pas kesaj strofe vijojne me rradhe portretet e Frasherit, Kasmit, Memes, Bukovikut, Xhackes, Ishkes etj. Nuk vonoi shume dhe kenga u shnderrua ne himn per skuadren bardheblu. Ajo kendohej neper stadiume, ne ndeshjet kur luante Tirona dhe pambarimisht neper dasma e gezime te t'gjitha familjeve Tironase, ku edhe sot e kesaj dite vijon te jete e pranishme. Te tjera vlera i dha asaj ne fund vitet 80-fillim vitet 90- interpretimi briland qe i beri kengetari i paharruar i zemrave tona Kasem Hallulli. Nderkohe tani se fundmi, Kenga e Tirones eshte kenduar dhe nga kengetari Rrik Buneci. • • Marre nga libri Skender Halili me shkrimtar Bedri Alihmemeti.

#############################









New on site
Content Report
Youtor.org / YTube video Downloader © 2025

created by www.youtor.org