ULQIN ULCINJ 2022 5K DRONE VIDEO
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=FTnfDXmtUb0
Ulqini është qytet bregdetar i themeluar në shekullin e V p. e. re. Komuna e Ulqinit ka një sipërfaqe prej 255 km². • Popullsi shumicë e Komunës se Ulqinit janë shqiptarët, të cilët janë banorë autoktonë të Ulqinit. Përveç shqiptarëve në qytetin e Ulqinit jetojnë dhe malazezët, serbët, boshnjakët, muslimanët, romët, egjiptianët dhe komunitete të tjera më të vogla. • Shumica e popullsisë së Ulqinit i përket fesë Islame, duke u pasuar nga ortodoksët dhe katolikët. • Në Komunën e Ulqinit, gjuhë zyrtare janë gjuha malazeze dhe gjuha shqipe, të barabarta sipas Statutit. • Ulqini ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. • Ky qytet ka një diversitet plazhesh, duke përfshirë plazhe ranore, gurore, e shkëmbore buzë pyllit të pishave, që përveç efektit mjekues të kripës së detit, kanë rërë kurative, burime të ujërave minerale sulfurike dhe baltë minerale. • Ulqini me sipërfaqen e tij ka dalje në detin Adriatik, kufizohet me lumi Buna dhe përfshinë malet e Bjeshkës së Rumisë dhe liqenin e Shasit. • Ka gjithashtu një numër të madh lokalitetesh arkeologjike të periudhave të ndryshme të historisë së qytetit, siç janë Kalaja më se 2500 vjeçare e Ulqinit, qyteti i vjetër i Shasit, si dhe një numër i madh objektesh religjioze që flasin për kulturën dhe jetën shpirtërore të qytetit. • Ulqini ka kushte të favorshme gjeografike e klimaterike për zhvillimin e sporteve ujore (kite surfing, surfing, zhytje etj.), sporteve malore (hiking, paragliding, çiklizëm malor), por edhe sporteve si futbolli, tenisi, basketbolli, peshkimi, gjuetia etj. • Falë klimës mesdhetare, Ulqini ka bujqësi të zhvilluar dhe shumë produkte që e karakterizojnë, siç janë ullinjtë, fiqtë, agrumet, e shegat. • • _________________________________________ • Subscribe @GOGLA për më shumë video. • _________________________________________ • Follow GOGLA në Instagram: / gogla_al • Follow GOGLA në Facebook: / gogla.al • Website: http://gogla.al/ • _________________________________________ • #goglaal #gogla #ulqin #ulqini #ulqin2022 #ulcinj2022 #dji #mavicpro3 #ulqinimedron #dronevideo #ulcinjdrone #montenegro
#############################
