Top News Tërbimi i natyrës godet vendin Japonia zhvendos 5 milionë njerëz
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=HESDB03z6_E
Japonia ka lëshuar alarmin e nivelit më të lartë për më shumë se pesë milionë njerëz pasi vendi u godit nga një nga tajfunet më të fortë ndër dekada. Të paktën katër persona janë vrarë dhe më shumë se 90 të tjerë janë plagosur pasi tajfuni Shanshan arriti në jugperëndim të vendit. Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. • Alarmi i nivelit të pestë u lëshua në ishujt jugore të vendit, ku autoritetet u thanë banorëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për shpëtimin e jetës duke u zhvendosur në një vend më të sigurt ose duke kërkuar strehim në zonat të larta pasi parashikohen përmbytje të mëdha. • Tajfuni u dobësua në një stuhi të fortë tropikale në momentin që preku tokën dhe po shkon drejt veri-lindjes, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe kaos në infrastrukturën energjitike dhe atë të transportit. • Qindra fluturime u anuluan dhe transporti me tren u pezullua në disa stacione. Stuhia ka lënë gjurmë shkatërrimi pas, me ndërtesa të dëmtuara, xhama të thyer, pemë të shkulura e makina të kthyera përmbys. Urdhri i zhvendosjes ka përfshirë banorët në ishujt jugorë të Japonisë, ndërsa alarmi për gatishmëri është dhënë edhe për zonat qendrore të vendit. • Pamje: AFP • Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. • Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ • Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV • Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK • For more content from click HERE: www.top-channel.tv • Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs • Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U • Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH • #TopNews#Japonia#Terbimi
#############################
