Top News Detaje nga atentati në Shkodër policia në kërkim të gjurmëve të “fantazmës”











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=P73rotauiBc

Ende mbeten mister rrethanat e atentatit të ndodhur në Dobraç të Shkodrës, më datë 30 tetor ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bahskëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha që ndodheshin rastësisht aty. Hetuesit janë ende larg gjurmëe t autorëve apo porositësve ndonëse po vijojnë me mbledhjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e tyre. Mister mbetet edhe persni i tretë që mendohet se ishte më mjetin e viktimave. Top Channel duke iu referuar informacioneve raporton se në makinën tip benz me targa kroate me të cilën lëviznin viktimat ka dyshime se mund të ishte dhe Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait. Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ndërsa më herët ka qenë i hetuar dhe për çështje të tjera. Ky dyshim, sipas Top Channel. lindi pas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ku shfaqej një djalë i ri pranë trupit të pajetë të Hamzait, i cili kishte ngjashmëri me Ibrahimin. Por ky mbetet një dyshim, pasi policia dhe prokuroria nuk e konfirmojnë zyrtarisht. Ndërkohë nga informacionet e siguruara së fundmi, mësohet se policia ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, pasi ka dyshime se dhe personi i tretë që ishte në mjet thuhet se mbeti i plagosur nga plumbat. Nga ekspertiza e kryer në mjetin e viktimave, hetuesit zbuluan tre pistoleta dhe disa gëzhoja. Po ashtu u gjetën dhe disa gjurmë gjaku që ende nuk dihet se kujt i përpkasin. • • Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. • Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ • Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV • Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK • For more content from click HERE: www.top-channel.tv • Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs • Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U • Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH • #TopNews#Shkodër#TopChannel

#############################









New on site
Content Report
Youtor.org / YTube video Downloader © 2025

created by www.youtor.org