Rreze Dielli Supë me fileto pule dhe bizele nga zonja Albana
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=UPVvZz5g6Uc
#rrezedielli #reportTV • Supë me fileto pule dhe bizele • Përbërësit: • 2 gjokse pule të vogla • 1 fç ujë • 4 fç lëng mishi • 2 lgj vaj ulliri • 1 lgj qepë e grirë • 1 lç hudhër • 1 lç kripë • 1 tufë koper • 1 fç bizele • 1 fç karrota • 3 fç qumësht • 1/2 fç miell • Piper i zi • Përgatitja: • Fillimisht përgatisim buljonin dhe e vendosim në një tenxhere. Sapo të ngrohet shtojmë qepën e grirë imët së bashku me hudhrën. Pasi buljoni të marrë valë vendosim mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë. Ndërkohë presim karrotën në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tenxhere, pas 5 minutave shtojmë bizelet dhe 1/2 e tufës së koperës. Ndërkohë tresim miellin në qumësht dhe e shtojmë tek supa. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe para se t'a servirim shtojmë pjesën tjetër të koperës.
#############################
