“Je me 3 nëna”Historia e rrallë e Erionit Jam me fat
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=Z1Nbk1DiWpE
Në vazhdimin e historisë që po ndan në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Erioni ndalet edhe te kujtimet që ka me familjen birësuese. Ai tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” se prindërit u ndanë kur ai ishte vetëm 3 vjeç dhe jetonte me nënën. Me familjarët dhe të afërmit e babait nuk kishte marrëdhënie të mira sepse gjithmonë e shihnin si djalin e adoptuar dhe s’e pranuan kurrë në mesin e tyre. Por ajo me të cilën befason Erioni është raporti me bashkëshorten e dytë të babait. • • Erion: Njerëzit e babit nuk më kanë afruar ndonjëherë me dashuri. Mundoheshin përherë që ta demonstronin që unë nuk jam i atyre. • Ardit Gjebrea: Ndoshta nga fakti që ishe i adoptuar dhe... • Erion: Po, “ti nuk je i vëllait tonë dhe ne s’kemi pse të të mbajmë ty afër”. Ose edhe nëpër raste, nëpër evente që bënim me familjen, e bënin sa për sy e faqe por që kuptohen njerëzit kur janë falsë. • Ardit Gjebrea: Ju keni prona, se ndonjëherë edhe pronat bëhen shkak? • Erion: Prona kam, por janë munduar shumë që ta lënë babin tim pa prona që mos t’i trashëgoja unë. • Ardit Gjebrea: Ndërkohë, mami u martua prapë? • Erion: Jo. • Ardit Gjebrea: Po babi? • Erion: Babi po. • Ardit Gjebrea: Si shkoje me nusen e babit? • Erion: Shumë mirë se unë kam qenë shumë i vogël, siç e thashë deri në ’87-ën kemi ndenjur në një oborr në shtëpi dhe kur s’sishte mami unë shkoja te babi dhe unë gjeja edhe një nënë tjetër në shtëpi kur hyja te babai. • Ardit Gjebrea: Pra nënë tjetër që ishte nusja e babit, nëna që ti mendoje që ishte nëna, por që të adoptoi dhe i bie që të kesh 3 nëna. • Erion: I bie që jam me fat! • Erioni rrëfeu se e ka mësuar që është i birësuar kur ishte adoleshent dhe zbuloi një letër. Në moshën 18-vjeçare, një shoqe i thotë se është i birësuar dhe ai nisi kërkimin për prindërit biologjikë pa u thënë asgjë atyre adoptues. • Situata mori një kthesë tjetër pas një telefonate të bashkëshortes së tij në “Aldo Morning Show”. Pas 44 vitesh, nëna e tij biologjike është gjetur, por nuk ka mundur të vijë në studio për shkak të gjendjes shëndetësore. Në vend të saj është vëllai, Misheli i cili po dëgjon gjithë historinë. • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • #arditgjebrea #erjon #evis #mishel #rikbert #adoptim #nene #dokumenta #takim #mbese #aldomorningshow • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#############################
![](http://youtor.org/essay_main.png)