Top Channel Tërmetet “terror” në santorini Turistët e banorët po ikin
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=cpqgTvNolU8
Aktiviteti sizmik në ishujt Cyclades të Egjeut vazhdon të jetë në rritje . Dhjetëra tërmete, mbi 4 Rihter, janë regjistruar në 24 orët e fundit, në Santorini, Amorgos dhe Anafi – dy më të fuqishmit me magnitudë 4.7 dhe 4.6 shkalla Rihter. • Janë mbi 500 lëkundje të regjistruara vetëm në ditët e fundit në këtë zonë duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe tek organet vendore e ato qeveritare,sidomos mëngjesin e sotëm pasi 6 tërmete brenda një ore kanë qënë mbi 4 Rihter. • Megjithëse në ishullin e Santorinit vazhdon jeta normalisht ka shumë banorë dhe turistë që duan të largohen dhe kompania ajrore Aegean ka vendosur fluturime shtesë sot dhe nesër. Midis tyre dërgojnë fëmijët ose shkojnë në Athinë apo vende të tjera të Greqisë përkohësisht, edhe shumë pjestarë të komunitetit shqiptar që numëron gati 7000 vetë nga rreth 24000 banorë që ka ishulli. • Autoritetet këshilluan banorët e Santorinit, një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë, të shmangin dy portet e vogla të ishullit , të mos grumbullohen masivisht në hapësirat e brendshme, ndërsa janë mbyllur shkollat për një ditë ,masa që vlejnë edhe për ishujt Amorgos, Ios dhe Anafi. • Të dielën në mbrëmje kryeministri grek ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për tërmetet me disa ministra dhe specialistë. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Katastrofave, po analizohen të gjitha të dhënat e aktivitetit sizmik dhe masat që janë marrë deri më tani janë thjesht parandaluese. • Megjithëse sizmologët deklarojnë se lëkundjet janë tektonike dhe nuk lidhen me aktivitetin vullkanik , të tre vullkaneve në këtë zonë, dy prej të cilëve nënujorë, këshillojnë te ndjekin udhezimet. • Megjithëse sizmologët deklarojnë se lëkundjet janë tektonike dhe nuk lidhen me aktivitetin vullkanik , të tre vullkaneve në këtë zonë, dy prej të cilëve nënujorë, këshillojnë banorët të ndjekin udhëzimet. • Si masë paraprake në ishullin e Santorinit ka shkuar një ekip i Njësisë Speciale të Reagimit ndaj Fatkeqësive natyrore me një qen shpëtimi, 2 ekipe të Njësisë së Parë të Operacioneve Speciale Pyjore si dhe një ekip i operatorëve të dronëve, të cilët janë vendosur në çadrat e qendrës sportive të ishullit. Bashkia ka njoftuar gjithashtu edhe pikat e grumbullimit në të cilat njerëzit do të vijnë në rast emergjence. • Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. • Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ • Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV • Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK • For more content from click HERE: www.top-channel.tv • Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs • Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U • Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH • #Santorini#EarthQuake#TopChannelNews
#############################
