Stop 28 Prill 2022 Emisioni i plotë
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=duWo6OgE4_A
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra Gentian Zenelaj. • Parlament/ Budalla e të q…robt, çfarë ndodhi në foltoren e Kuvendit • Seanca e sotme parlamentare u dominua nga fjala “budalla”. Kryeministri Rama iu drejtua opozitës, duke thënë, se ajo e ka budallallëkun sëmundje të trashëguar në adn. Edhe përgjigjet e deputetëve demokratë u rrotulluan rreth kësaj fjale, duke e lakuar në të gjitha rasat atë. Në parlamentin e Prishtinës, kreu i grupit parlametar të PDK-së Abelard Tahiri, ka sharë me fjalë rruge në foltore, kur deputetët e partisë së tij, i kanë ndërprerë fjalën ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu. • Ndahet nga gruaja, vjehrra e fut në burg nga lidhja me shefin e krimeve • Problemi, që trajtojmë sot vjen nga Saranda. Një qytetar, i sëmurë me tumor në kokë denoncon, se si ish-krushka montoi një akuzë për djalin e tij, meqë kishte lidhje intime me shefin e krimeve. Për pasojë, djali i tij i pafajshëm hyri në burg. Që nga viti 2018 deri më sot, nuk ka mbaruar kalvari mes prokurorive dhe gjykatave Sarandë-Gjirokastër.Vetë i riu, Saimir Ahmeti, tregon detaje, sesi e mori vesh akuzën, pasi u nda miqësisht me gruan e tij. Saimiri ishte në Greqi dhe kur u kthye në Sarandë, e arrestuan direkt, pasi e kishin shpallur në kërkim. • Ndahet nga burri e fiton shtëpine me gjyq, ai e nxjerr jashtë e shet shtëpinë • Beherie Kuci nga Elbasani tregon, se ne vitin 1990 është ndarë nga bashkëshorti dhe gjykata ka vendosur, që shtëpia t’i takonte asaj dhe fëmijëve. Ndërkohë që shtëpia në atë kohë nuk ishte në emër të askujt dhe më pas në vitin 1993, kur është bërë privatizimi, shtëpia u bë në emër të saj. Ish bashkëshorti e nxorri Beherien nga shtëpia, duke e dhunuar dhe gjithë këto vite ajo ka jetuar jashtë shtëpisë. Zonja Kuci thotë, se nuk e di sesi e shiti shtëpinë ish burri. • #stoptvklan #stop28prill #denoncimi #GjykataElbasan #KadastraElbasan #SaimirKodra #GentianZenelaj • • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#############################
