Klan News Hamasi emëron Yahya Sinwarin si udhëheqës politik











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=eG6SNU9N-84

Hamasi emëroi një udhëheqës të ri politik në Gaza, Yahya Sinwar-in, arkitektin e sulmeve të 7 tetorit në Izrael. Ngritja e tij në hierarkinë politike të organizatës vjen pas vrasjes nga Izraeli të Ismail Haniyeh-së Teheran javën e kaluar. • Sinëar ndodhet i fshehur në Gaza dhe sfidon përpjekjet izraelite për ta vrarë që nga fillimi i luftës. • Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas shpall zgjedhjen e komandantit Jahja Sinëar si kryetar i byrosë politike, duke pasuar komandantin dëshmor Ismail Haniyeh, Allahu e mëshiroftë , thuhet në një deklaratë të shkurtër të lëvizjes. • Lajmi për emërimin u përshëndet me një breshëri raketash nga Gaza. • Sinwar, i cili kaloi gjysmën e jetës së tij të rritur në burgjet izraelite, është lideri më i fuqishëm i Hamasit i mbetur gjallë pas vrasjes së Haniyeh-së, që e ka shtyrë rajonin në prag të një konflikti më të gjerë. • I lindur në një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, KhanYounis, Sinëar, 61 vjeç, u zgjodh si udhëheqës i Hamasit në Gaza në vitin 2017 pasi fitoi reputacion si armik i paepur i Izraelit. Ai ishte më parë kreu i aparatit të sigurisë Al-Majd, i cili gjurmonte, vriste dhe ndëshkonte palestinezët e akuzuar për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit. • Emërimi i Sinwar paraprin hakmarrjen e Iranit dhe Hezbollahut ndaj Izraelit. Kreu i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, tha të martën se përgjigja e Hezbollahut do të jetë e fortë dhe efikase , teksa foli në një fjalim televiziv. Nasrallah tha se Hezbollahu do të presë çastin e duhur për t'u përgjigjur. • Pak para se të fillonte fjalimi i tij, avionët luftarakë izraelitë bënë inkursione mbi kryeqytetin libanez, duke shkaktuar një seri zhurmash supersonike që lëkundën fort dritaret në të gjithë qytetin. • Në përgatitjet e fundit për hakmarrjen ndaj Izraelit është edhe Iranit që së fundi është furnizuar nga Rusia me pajisje të përparuara ushtarake, përfshirë raketa balistike të modelit Iskander dhe radarë të sofistikuar. • Ndërsa amerikanët po punojnë me diplomaci në prapaskenë për të nxitur një armëpushim në Gaza dhe ndaluan përshkallëzimin e gjendjes në Lindjen e Mesme, Rusia po armatos hapur Iranin, ndonëse presidenti Vladimir Putin i ka bërë thirrje aleatit të tij të tregohet i përmbajtur. • SUBSCRIBE to RTV KLAN on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ • Follow Klan News on Facebook:   / klannews   • Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   • #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

#############################









Content Report
Youtor.org / Youtor.org Torrents YT video Downloader © 2024

created by www.mixer.tube