Shije Shtëpie Emisioni 31 Mars 2022
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=euxwDl8ne-w
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. • 2 receta nga Znj.Vjollca • Receta 1: Kotoleta me patëllxhanë të pjekur (gjithçka e pagatuar) • 2-3 patëllxhanë • 8 domate qershi (ose 1 domate) • 1-2 mozzarella • 1 vezë • 3 lugë gjelle qumësht • 200 gr bukë (tul) • Kripë dhe piper të zi • Rigon dhe borzilok • Vaj ulliri • Lajmë dhe thajmë patëllxhanët. Presim ekstremet e tyre e më pas i presim ata në feta me trashësi 0.4-0.5 cm. Domatet i presim në feta të holla, po ashtu dhe mozzarellën e presim në feta të holla. Domatet dhe fetat e mozzarellës i spërkasim me pak rigon të thatë dhe me pak vaj ulliri dhe kripë. Vendosim në dërrasën e prerjes fetat e patëllxhanëve. I spërkatim ato të gjitha me pak kripë e më pas në gjysmat e fetave të patëllxhanit i spërkatim me pak vaj. Po në këto feta që lyem në vaj, vendosim feta domate, 3 nëse janë domate qershi, dhe vetëm 1 fetë nëse është domate sallate. Mbi domate vendosim një fetë mozzarella. Vendosim nga një gjethe borziloku ose një majë luge kafe pesto genoveze ose borzilokë të thatë. Vendosim mbi to si kapak fetët e patëllxhanëve që mbetën dhe i ngjeshim pak me pëllëmbën e dorës. Rrahim një vezë të plotë, shtojmë pak kripë dhe piper, shtojmë në vezë dhe tre lugë qumësht. Thërrmojmë imët 2 feta bukë (vetëm tulin), e përziejmë bukën me 2 lugë gjelle parmixhan, pak hudhër të grirë, kripë e rigon të thatë dhe i përziejmë mirë. Vendosim në tëpsi një letër pjekje dhe e spërkatim atë me pak vaj ulliri. Lyejmë fillimisht kotoletat me vezë, e më pas i kalojmë në bukë të grirë. Kështu vazhdojmë me të gjitha kotoletat që përgatitëm. • Në fund i spërkatim kotoletat me patëllxhan me pak vaj dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë, për 25-30 minuta. • Receta 2: Harapash me djathë (oshmar) • 1 gotë miell misri • 1 gotë ujë të nxehtë • 2 gota qumësht (ose dhallë për një shije majoshe) • 70 gr gjalpë • 150 gr djathë • Kripë • Ngrohim 3 lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle gjalp dhe në të kaurdisim miellin e misrit për 2 minuta, pa I dhënë ngjyrë. • Shtojmë ujin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht. Shtojmë dhallën ose kosin dhe qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe trazojmë derisa anët të fillojnë të shkëputen. Nëse ju rezulton e trashë mund të shtoni ujin e ngrohtë kos, dhallë apo qumësht për të rregulluar kosistencën që dëshironi. • E shërbejmë në pjata. Shkrijmë 50 gr gjalp, i shtojmë një majë piper dhe spërkatim pjatën. I shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar para se ta servirim. • • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
#############################
![](http://youtor.org/essay_main.png)