Top Channel Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=jQ62Yzsi_Lo
7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit janë arrestuar nga policia mëngjesin e së premtes sapo janë paraqitur në Fakultetin e Shkencave të Edukimit. • Një hetim disamujor i prokurorisë nën drejtimin e prokurorit Xhiljan Seferi grumbulloi prova të mjaftueshme për të çuar në ndjekje penale 7 pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani , fakulteti i Shkencave të Edukimit. Mbi pedagogët rëndon akuza e korrupsionit pasiv ndërsa një person i tetë i cili dyshohet se kryente rolin e sekserit në këtë aferë korruptive gjithashtu është arrestuar nga policia për korrupsion aktiv. • Pedagogët e dyshuar tashmë për korrupsion pasiv janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. • Ndërkohë që për orë të tëra ekspertë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit kanë qëndruar në ambientet e këtij fakulteti për të sekuestruar prova të tjera të cilat do ti shërbejnë këtij hetimi, duhet thënë, më i madhi i korrupsionit i hetuar ndonjëherë në Universitetin e Elbasanit. • Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhërndalimi për 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit të akuzuar për korrupsion. • Për orë të tëra ekspertë të prokurorisë kanë qëndruar në ambientet e Fakultetin të shkencave të edukimit ku kanë gjetur provat e mjaftueshme për të lëshuar urdhërndalimin ndaj pedagogëve. • Burime nga prokuroria bëjnë me dije se janë gjetur shuma parash, fletë provimi apo biseda telefonike të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale. • 7 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani u arrestuan mëngjesin e së premtes sapo u paraqitën në ambientet e fakultetit. Gjatë gjithë ditës pedagogët janë marrë në pyetje në polici ndërsa vetëm në orët e mbrëmjes prokuroria ka mundur të konkludojë materialet dhe të lëshojë urdhër ndalimi për 8 persona, përfshirë sekserin i cili akuzohet për korrupsion aktiv. • Pedagogët e akuzuar për korrupsion pasiv janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. • Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. • Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ • Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV • Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK • For more content from click HERE: www.top-channel.tv • Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs • Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U • Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH • #Elbasan#TopChannelNews
#############################
