Ismail Kadare Edhe kur kujtesa CC











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=sxRiEbBN0dM

“Edhe kur kujtesa”, shkëputur nga Vepra, vëllimi i njëmbëdhjetë, 2002. Lexon Ismail Kadare. Imazhi i paraqitur është përshtatur nga Ardhja e natës (en: The Coming of Night), 1897, pikturë nga Wilfrid Gabriel de Glehn. • Edhe kur kujtesa ime e lodhur, • Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës • Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë, • Unë ty s’do të harroj. • Do të kujtoj • Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu, • Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim • Si një dëborë e pashkundshme. • Ndarja erdhi, • Po iki larg prej teje. • Asgjë e jashtëzakonshme, • Veç ndonjë natë • Gishtat e dikujt do pleksen në flokët e tu • Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë. • #IsmailKadare #EdheKurKujtesa

#############################









New on site
Content Report
Youtor.org / YTube video Downloader © 2025

created by www.youtor.org