Stop 5 Prill 2023 Emisioni i plotë
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=v3o78Y1KiDU
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra Gentian Zenelaj. • Tre akuza penale për noteren që kyçi dhe goditi grupin e xhirimit • Valon Vali i është drejtuar me një shkresë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kryetarit të parlamentit Glauk Konjufca, krerëve të grupeve parlamentare dhe emisionit “Stop”, për plotësimin e Komisionit të pavarur për media, në mënyrë, që të marrë vendime. Në një njoftim zyrtar, Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorise së policisë Fier, menjëherë pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, referuan materialet në Prokurori për veprat penale Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve , Falsifikimi i dokumenteve dhe Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetases Anila Haxhiu 51 vjeçe, me profesion notere.Nga veprimet e para hetimore, dyshohet, se Anila Haxhiu ka falsifikuar vulën e profesionit dhe dokumente të ndryshme. Për këtë cështje, vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë Fier, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. • I vdes babai, Komisariati 4 sekuestron e zhduk armët e tij të gjahut • Denoncimi i radhës në redaksinë tonë, ka të bëjë me komisariatin numër 4. Një qytetare denoncon mbajten e dy armëve. Ajo tregon, se në vitin 2000 babai i saj mori 2 cifte me leje. Ai ndërroi jetë në vitin 2017 vdes armët i mbajti bashkëjetuesja e tij. Për shkak të një konflikti me partneren e babait dhe një denoncimi në polici, Komisariati numër 4 sekuestroi armët, duke kërkuar që fëmijët të bëjnë celjen e trashëgimisë.Pasi vajza bëri celjen e trashëgimisë, në komisariat i thonë, se duhet të bëjë një kurs për përdorim arme. Pasi kalon dhe këtë procedurë, i thonë, njëherë, se njëra nga armët është cuar për shitje dhe njëherë tjetër, se ka shkuar në depo.Për këtë proces nuk ka asnjë procesverbal.Ne i drejtohemi Qendrës së Furnizimt Materialo Teknik, në Mullet, ku mësojmë, se arma ka shkuar në repartin ushtarak 4006 në Elbasan, dhe nga aty në Gramsh. • Historia e rrallë, punoi në kooperative me emër tjetër, problem pensioni • Silë Ziu është drejtuar në “Stop”, pasi ka mbushur moshën për pension dhe ka një problematikë me emrin e saj. Në kooperativë punonte me emrin Vasilika, por në dokumente e ka Silë. Ajo tregon, se ka shkuar në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore dhe ka marrë përgjigje negative. Ka bërë ankesë tek komisioni rajonal i ankesave dhe prej gushtit nuk ka përgjigje. Sila kërkon ndihmën tonë, pasi i duhet të hapë një proces gjyqsor dhe i duhet përgjigja.Ne u drejtuam në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku na thanë, se ka patur një gabim në adresën e zonjës, por në fund përgjigja i shkoi. Zonja Silë tani mund të ndjekë procesin gjyqsor. • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#############################
