Stop 8 Nëntor 2023 Emisioni i plotë











>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=xCDbZsBTYNo

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra Gentian Zenelaj. • Meta në SPAK, çfarë ndodhi me kreun e Partisë së Lirisë? • Sot është 8 nëntori, datë e njohur si ditëlindja e PKSH-së, e cila u themelua në 8 nëntor 1941.Radhën për të kapëcyer derën e Spak-ut e kishte sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Zoti Meta u pyet për dosjen CEZ-DIA, për të cilën tha, se ishte sajuar me denoncues të rremë. • • “Moj sharabajgë,s’do merrem gjithë ditën”,momenti i thyerjes së këmbës në kopsht • Gjatë gjithë kësaj jave kemi transmetuar një ngjarje të rëndë, që tronditi opinionin publik. Një vajzë e vogël 3 vjecare, u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në mënyrë të tillë, që u cua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës. Ne sot sjellim një përmbledhje kronologjike të ngjarjes së rëndë, që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat, që për më tepër rezultoi i palicensuar.OPGj nuk mori denoncimin në spital, mjekët nuk bënë gjithshu denoncim, mjeku ligjor nuk shkoi të bënte ekspertizën e gjendjes së vajzës.Dje reagoi ministria e arsimit, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme te kopshtit të palicensuar. • Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje. Edukatorja dhunuese Majlinda Dehima, u la në hetim të lirë nga policia, pas transmetimit të pamjeve filmike në “Stop”.Por sot, pasi siguruam pamjet e plota filmike, tregojmë, sesi vajza dhunohet nga edukatorja deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës. • • “S’fliste, pas traumes tha se e rrahu edukatorja”,dëshmia rrëqethëse e babait • Para transmetimit, stafi i emisionit “Stop” thirri babain e vajzës së vogël,për ta njohur me pamjet e rënda, në mnëyrë, që të mos njihej përmes ekranit me to.I ati i vogëlushes i emocionuar tregoi për kalvarin, nëpër të cilin i duhej të kalonte, që nga momenti, kur ndodhi incidenti. Ai thotë, se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës, ka treguar, se e rrahu edukatorja, edhe pse më parë nuk fliste.Pas protestës së djeshme para kopshtin, nesër pasdite shoqëria civile ka njoftuar një tjetër protestë më të madhe para Ministrisë së Arsimit. • • Timecode: • Meta në SPAK, çfarë ndodhi me kreun e Partisë së Lirisë? - 0:00 • “Moj sharabajgë,s’do merrem gjithë ditën”,momenti i thyerjes së këmbës në kopsht - 7:18 • “S’fliste, pas traumes tha se e rrahu edukatorja”,dëshmia rrëqethëse e babait - 27:05 • • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   • Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

#############################









Content Report
Youtor.org / YTube video Downloader © 2025

created by www.youtor.org