Stop 1 Qershor 2023 Emisioni i plotë
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=xGjm7xBcszw
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra Gentian Zenelaj. • Mes festës dhe lojrave dhe intervistave të 1 Qershorit • Sot është 1 qeshori, dita e Fëmijëve. Ne ishim në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, për të parë atmosferën e festës së të vegjëlve. Nuk mungojnë situatat dhe intervistat komike në këtë ditë. • • Pa prokurë e kartë, me ryshfet marrim pensionin për dy muaj të të panjohurës • Një qytetar ka denoncuar në “Stop”, se në zyrën e postës shqiptare në Kucovë, jepen pensionet edhe pa patur prokurë, madje pa kërkuar as dokument identifikimi të personit, që e tërheq. Mjafton të thuash, që je familjar i pensionistit në fjalë.Ne shkuam për të verifikuar situatën dhe me lehtësi tërhoqëm pensionin e një pensionisteje e cila nuk jeton në Kucovë. Gjithcka na u desh ishin të dhënat e të moshuarës dhe numri i regjistrimit të pensionit.Pasi morëm pensionin e majit, nuk u mjaftuam me kaq. I kërkuam punonjëses së Postës edhe pensionin për qershorin, kundrejt një pagese nën dorë.Sërish mundëm të merrim edhe pensionin e qershorit, duke paguar për të dy muajt 15 mijë lekë të vjetra nën dorë.Pasi bëmë “eksperimentin e suksesshëm”, i dorëzojmë zonjës së moshuar pensionin për dy muajt, duke i dhënë edhe diferencën e “ryshfetit”. • Leja e legalizimit tjeër për tjetër me shtëpinë reale, ankesa e qytetarit • Jemi në zonën e Porcelanit për problemin e qytetarit Arjan Laçi. Ai tregon, se i është prodhuar një leje legalizimi, që nuk ka lidhje me pronën e tij në planimetri në raportet truall-ndërtesë si edhe në zhdukjen e bodrumit të objektit. Arjani tregon, se pasi bëri konstatimin, legalizimin e dorëzoi prapë në Kadastër, duke kërkuar rimatje dhe pa u pajtuar me këtë legalizim të zyrës së Kadastrës.Ne vihemi në kontakt me Agjensinë Shtetërore të Kadastrës, ku stafi u vu në lëvizje për zgjidhjen e ketij rasti dhe prodhimin e lejes së legalizimit për pronën, sic është në terren. • • • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#############################
