Shije Shtëpie – Emisioni 9 Tetor 2024
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=y2s6pmvHbns
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. • Të ftuar: • Loreta Berhami- botuese • Redis Kondakçiu- gazetar • Irena Myzeqari- ekspert komunikimi • Në lidhje direkte nga pallati i Kongreseve: • Gerti Boshnjaku- sipërmarrës në fushën e teknologjisë • • 2 receta gatimi nga Zonja Vjollca • Pure patate me qofte në furrë • 1,2 kg patate • 50 gr gjalpë • Kripë • Arrë moskat • Kopër • 100 ml qumësht • 400 ml pure domate • 3 lgj vaj ulliri • Pak rigon ose borzilok • Për qoftet • 500 gr mish i grirë • 1 vezë • 1 qepë mesatare • Kripë dhe piper i zi • Piper i kuq • 1 lk kumin • 1 lç hudhër pluhur • 2 lgj parmixhan i grirë • 2-3 lgj bukë e thekur, e grirë • 100 gr djathë kaçkavall • • Fillimisht qërojmë patatet, i presim ato në kubikë të mëdhenj ose në katërsh. I vendosim patatet në një tenxhere me ujë të bollshëm me 1 lugë çaji kripë dhe i lëmë të ziejnë 25 minuta nga pika e vlimit. Sa të ziejnë patatet, i kullojmë ato dhe i shtypim duke i kthyer në pure. Shtojmë gjalpin, qumështin, arrë moskat, 2 lugë gjelle kopër dhe i përziejmë mirë. Mund të shtoni dhe 2 lugë gjelle parmixhan nëse dëshironi. • Lyejmë një tepsi me pak vaj ose gjalpë dhe shtojmë si bazë në tepsi purenë e patates. Në një tas përziejmë purenë e domates, pak kripë, vaj ulliri, pak borzilok të thatë dhe piper të zi. I përziejmë mirë dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e puresë të shtruar në tavë. Në një tas bashkojmë që gjithë përbërësit e qofteve. Punojmë brumin mirë dhe formojmë qofte sferike në madhësi mesatare. Vendosim qoftet mbi salcën e shtruar në tavë dhe e vendosim atë në furrë në temperaturë 180 gradë për 25 minuta. Më pas nxjerrim tavën nga furra, mbulojmë qoftet me djathë kaçkavall dhe e vendosim përsëri tavën në furrë në për 10 minuta të tjera. Më pas gati për tu shërbyer me një sallatë. • Një recetë e thjeshtë pice e bërë në shtëpi • Përbërësit e brumit • 160 gr miell • 1 lç maja • 1 lç sheqer • 1 lç kripë • 1 lgj vaj ulliri • 90 ml ujë të vakur • Përbërësit për salcën e picës me domate • 400 gr domate ose pure domate • 1 thelb hudhër • 4-5 gjethe borzilok • Pak rigon • 2 lgj vaj ulliri • Kripë dhe piper i zi • 1 lgj salcë domate • Përbërësit për mbushjen e picës • Proshutën ose sallamin që preferoni • 200 gr djathë mozzarella • Disa fije speci • Fillimisht në një gotë tresim në pak ujë të vakur (jo të nxehtë) majanë, sheqerin, 1 lugë çaji miell. I përziejmë dhe lëmë majanë të aktivizohet. E vendosim më pas në një tas ose robot duke shtuar ujin e mbetur, miellin, kripë, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Punojmë brumin për 5-7 minuta, më pas e vendosim në një tas dhe e lëmë atë të dyfishohet. Më pas e përziejmë dhe e lëmë përsëri të pushojë për 45 minuta të tjera. Brumi i picës është mirë të zihet edhe 1 ditë më parë duke e vendosur atë në frigorifer. E hapim brumin me majat e mollëzave në një trashësi 0,4-0,5 cm. E lyejmë me salcën e përgatitur më parë. E mbulojmë me djathë mozzarella për pica. Vendosim në të feta proshute ose sallami që dëshironi. Mund të shtojmë edhe kërpudhë, ullinj, feta domate, fije speci, çfarë të preferoni. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë 220 gradë për 10 minuta. E shërbejmë të ngrohtë. • Inteligjenca artificiale që po na frikëson • Elon Musk, i krisur apo i zgjuar • Çfarë është inteligjenca artificiale, anët pozitive dhe negative të saj • • SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! • Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ • Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ • Follow Tvklan on Facebook: / tvklan • Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan • Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
#############################
