FLAKA E JANARIT TRE RANË ME MIJËRA U NGRITËN
>> YOUR LINK HERE: ___ http://youtube.com/watch?v=yaxJwUImBxw
Me rastin e 30 vjetorit të vrasjes kriminele të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës nga dora mizore udbeske, nga regjimi shqiptaro-fsharosës Jugosllavë kushtojmë këtë video trimave Shqipëtar në shenjë përkujtimi dhe respekti për veprën e tyre. • Vrasja mizore e trimave mbetët edhe sot në mendjën e çdo shqiptari dhe tregoj para botës së qytetëruar karakterin çnjerëzor të regjimit okupues Jugosllavë. • Në këtë artikull mund të lexoni artikullin e Der Spiegel i cili përshkruan skenën e vrasjës • http://www.facebook.com/note.php?note... • Vepra e këtyre trimave dhe rrënja e tyre tragjike u bë këmban frymëzimi për breza të tërë në vitët 80ta, 90ta por edhe sot. • .....Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s`do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë.... • JUSUF GËRVALLA • ...Një presioni jashtzakonisht të madh nga shumë drejtime i ekspozohet luftëtari i lirisë, kur detyrohet që aktivitetin patriotik ta vazhdojë jashtë atdheut. Nga ky presion ndodh që disa edhe të bien. Luftëtari i vërtetë dhe bir besnik mbetet ai, i cili, në çdo hap të tij bazohet në interesat e popullit. • Jusuf Gërvalla • .....Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqve. T´i bashkojmë grushtat tona në këtë luftë të shenjtë.... • KADRI ZEKA • .....Do të luftoj vetëm kundra armikut, kundra atij, që po na burgos e po na i vret motrat e vëllezrit tanë, vetëm atë armik kam..... se ditët e mira do të vinë, se LIRIA do të agojë dhe malli, që na djeg për atdheun e robëruar, do të shuhet.... • BARDHOSH GËRVALLA • Edhe në qeli kur isha nuk kishte ditë që nuk këndoja edhe pse ishte rreptësisht e ndaluar, posa ndëgjonin zërin gardianët e burgut , vinin dhe më ndërprisnin por nuk mungonin as ndëshkimet nga gjakpirësit e ndytë, ata posa u largonin unë sërish filloja me zë të ultë e dalëngadalë më buronte një energji dhe e ngrisja zërin aq lartë , kujt' i këndoja vall..?, popullit tim, heronjëve , dëshmorëve të rënë për Liri, qëndresës heroike të vëllezërve e motrave të mia shqiptarë . • Rexhep Mala • ...rrugën nuk do ta kemi të asfaltuar e të rrafshtë... ne do të ecim në tehun e shpatës...dhe në çdo moment mund të na marri edhe plumbi. Por për LIRI e BASHKIM KOMBËTAR nuk do të kursejmë asgjë asgjë, as jetën... • JUSUF GËRVALLA
#############################
